Rreth nesh

nga webmaster

HISTORIK I SHKURTËR I SHKOLLËS

Shkolla e Mesme Profesionale “Ndre Mjeda” Bushat, është vazhdim i shkollës Mekanike Bujqësore që u hap në rajonin e veriut në vitin 1972. Në këtë vit, kjo shkollë u hap në sistemin 2-vjeçar me katër profile: Ekskavatorist, Traktorist, Saldator dhe Zetorist.

Në vitin 1985 u kalua nga sistemi 2-vjeçar në sitemin 4-vjeçar, ku pergatiteshin mekanikë të ardhur nga e gjithë Shqipëria.
Më 1994 shkollës i ndryshohet emri dhe drejtimi duke u emërtuar shkolla e Fermerëve. Po në këtë vit kalohet nga sistemi 4-vjeçar në sistemin 3+2 vjeçar, projekt që u mbështet nga projekti ALBAVET i financuar nga Qeverisë Skoceze. Po në këtë periudhë shkolla transferohet në mjediset e Shkollës Veterinare.
Në vitin 2006 me kerkesën e e autoriteteve të ish-Komunës Bushat, drejtuar institucioneve qendrore, shkolla transferohet në mjediset e Shkollës së Mesme “Gjon Ndoci’ ne Bushat.
Pas nje viti largohet nga mjediset e shkollës dhe vendoset në një godinë të marrë me qera ku vazhdon veprimtarinë e saj deri në shtator 2012.
Në shtator 2012 shkolla ndryshon status nga Rajonal në Kombëtar dhe i jepet emri Shkolla Profesionale “Ndre Mjeda”, Bushat duke hapur edhe katër drejtime të reja.
Në shkurt 2015 Shkolla Teknike Veterinare “Zija Buliqi”, vendoset në ambjentet e Shkollës Profesionale Bushat.
Në fillim të nëntorit 2015 Shkolla Veterinare bashkohet me Shkollen Profesionale Bushat që vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Në vitin1994 mbyllen drejtimet e mekanikes bujqesore dhe hapet një degë e re, dega e fermerëve.
Me ndyshimet që pësoi sistemi arsimor pas vitit 2009 edhe ne shkollën tonë pati ndryshime si në strukturë edhe në kurrikula.
Vendosja e sistemit 2+1+1(nivele) per degët Fermer, bënë që shkolla të merrte një tjetër dimension.
Në vitin 2011 hapet pranë shkollës sistemi PT në drejtimin Fermer ku regjistrohen rreth 130 nxenes.
Në fillim te vitit shkollor 2012-2013 hapen edhe dy drejtime te reja, Teknologji Ushqimore dhe Ekonomi Bujqesore. Në vitin shkollor 2014-2015 hapet edhe drejtimi Veterinari.

Në shkurt të vitit 2015 shkolla Veterinare “Zija Buliqi”, vendoset në ambjentet e Shkollës Profesionale Bushat dhe bashkohet me Shkollen Profesionale Bushat ku vazhdon edhe sot e kesaj dite.

VIZIONI

Qëllimi kryesor i arsimit profesional në shkollën tonë është Zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar apo vetëpunësuar në profesionin që ata kanë zgjedhur.

Në përfundim të arsimit të mesëm profesional, nxënësi ynë:

Zotëron aftësitë e nevojshme për të dalë në tregun e punës në përshtatje me interesat e tij;
Zotëron aftësitë për të nxënë gjatë gjithë jetës, për të ecur në një hap me risitë teknologjike me të cilat do të ndeshet në vendin e punës;
Zotëron njohuri, aftësi e shprehi të përgjithshme e të larmishme profesionale, që lehtësojnë kalimin e tij në fusha e profesione të ndryshme.
Zotëron aftësitë e nevojshme për garantimin e mirëqenies ekonomike të vetes e familjes përmes integrimit në botën e punës, por edhe për sfida të ardhshme globale.

Kjo është sfida jonë, kjo është krenaria jonë!

Anët e forta

Disiplina në shkollë

Paisja e kabineteve me bazë materiale

Orientim ndaj praktikave profesionale

Rritje e shkallës së profesionalizmit të mësuesve

Mbështetja e qeverise dhe promovimi i arsimit profesional

Niveli i kalueshmërisë në drejtimet e Veterinarisë 95 % dhe Agrobiznes 97 % jane rezultate te mira, ç’ka vertetohet edhe me rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore.

Mbështetja nga qeveria dhe promovimi i shkollës për arsimin profesional ka çuar në një rritje të numrit të nxënësve për këtë vit kryesisht në drejtimin Veterinari.

Ja cilët jane nxënësit e shkollës sonë

Ata marrin një arsimim të thellë e tërësor në fushat e arsimit të përgjithshëm, shkencave natyrore e sociale, veterinarisë, prodhimit bujqësor, teknologjisë së përpunimit të prodhimit bujqësor e blektoral, ekonomisë e menaxhimit të saj.
Mësimi zhvillohet nga mësues që janë te kualifikuar profesionalisht, por edhe me kualifikim te brendshëm në shkollë.
Nxenesit tanë kur mbarojnë shkollën janë në gjendje:
Të ndjekin studimet e larta në të gjitha universitetet pa dallim,
Të punojnë dhe drejtojnë pranë fermave bujqësore e blektorale,
Të perpunojnë produkte bujqësore e blektorale, pra të zotërojnë shkathtësi praktike e profesionale.

Por s’mund të themi se kemi bërë më të mirën. Kërkohet akoma më shumë punë nga mësuesit që nxënësi kur të mbarojë shkollën tonë të jetë në gjendje t’u përgjigjet kërkesave të tregut të punës si brenda dhe jashtë vendit, gjë që do të bëjë edhe rritjen e mëtejshme të personalitetit dhe të emrit të shkollës.

Mund të themi me bindje të plotë se një nga anët më të forta të shkollës është sjellja e nxënësve. Ata janë të edukuar dhe të qetë. Në shkollë nuk vihet re që nxënësit të përdorin alkol në ambjentet e saj, po ashtu dhe në aktivitetet e zhvilluara jashtë proçesit mësimor nuk kemi patur asnjë shqetësim.

Gjatë vitit të kaluar veprimtaria e Qeverisë së Nxënësve ka shënuar përpjekje serioze për zhdukjen dhunës fizike e psikologjike në shkollë, mos pirjes së duhanit dhe alkolit.

Këto përpjekje u janë bashkangjitur iniciativave institucionale me pjesëmarjen e pushtetit vendor dhe organeve të rendit.

Veprimtaria e drejtorisë së shkollës ka konsistuar në regjistrimin dhe përkrahjen e fëmijëve qe vijne nga familje me nivel të ulët ekonomik në bashkëpunim me Bashkinë dhe Fondacionin Partneritet per Zhvillim, si nje nga qendrat e vetme në zonen tonë që ka një karakter humanitar dhe social pë t’u admiruar.

Urat e bashkëpunimit tonë kanë qenë të frytshme dhe si shkollë profesionale që jemi pretendojmë që këtë vit të zbatojmë projekte të cilat janë zbatohet nga:

Shoqata Italiane COSPE dhe Save the Children, të cilët do të na mbështesin në punën tonë për thithjen e kontigjenteve të familjeve fermere nëpërmjet promocionit në media të veprimtarive dhe punës në shkollën tonë.

Përkthe »